Prindërit vijnë të alarmuar për fëmijët pasi lexojnë në Google, thotë pediatrja

12 Tetor 2022 | 08:17

Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj thotë se një pjesë e prindërve lexojnë informacione në Google në lidhje me medikamentet që duhet të marrin për fëmijët e tyre dhe më pas alarmohen.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shahinaj u shpreh se në përgjithësi prindërit janë të kujdesshëm për medikamentet e fëmijëve të tyre.

‘Një masë e gjerë janë ende strikt ndaj pjesës që duhet të marrin këshilla; dhe përpos marrjes së këshillave nga mjeku apo edhe nga farmacisti, futen shumë në Google. Madje ndonjëherë, me pacientët e mi për patologji të ndryshme, pasi kanë lexuar shumë në Google, vijnë tepër të frikësuar, saqë edhe i ngatërrohen dhe nuk kuptojnë aq mirë sa duhet. Por në përgjithësi, të paktën për medikamentet janë të kujdesshëm”, theksoi ajo.

OBSH ka ngritur alarmin për 4 shurupe për fëmijë, të cilët kanë rezultuar të kontaminuara.

Katër produktet mjekësore janë solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej produkteve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës. Deri më sot, këto katër produkte janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë nëpërmjet tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026