‘Dick Marty’, Rama: S’është për të qeshur që shqiptarët etiketohen si të rrezikshëm

12 Tetor 2022 | 16:21

Kryeministri Edi Rama kërkon në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg anulimin e raportit të Dick Marty.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se nuk është për të qeshur që shqiptarët që sakrifikuan jetën e tyre, etiketohen në raport si anëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal.

Ai nënvizoi se në raport hetuesit thonë se nuk kanë pasur kontrakte të drejtpërdrejta me burimet e veta.

“Kjo nuk është për të qeshur që të rinj që sakrifikuan jetën e tyre për vendin e tyre etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm. Nuk është për qeshur që shqiptaret etiketohen sistematikisht si njerëz inferior, që kan një besnikëri të zhvilluar me një respekt ndaj shoqërisë dhe politikes. Nuk është për të qeshur që vetë raporti pranon se në momente thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt të drejtpërdrejt me burimet e veta. Kanë bërë thashetheme apo çfarë? Nuk është për të qeshur që ai pranon në shënimet e fund-faqeve, që do të kishin bërë xheloz Franc Kafkën dhe Dostojevksin që kanë pasur një imagjinatë të gjallë”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026