Kryeministri Rama paralajmëron ashpërsime ligjore kundër krimit të organizuar

25 Nëntor 2019 | 13:38

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme në një mbledhje që zgjati rreth dy orë me socialistët një paketë speciale të qeverisë pagëzuar prej tij si “Anti-KÇK”.

Kjo paketë synon të luftojë sipas kryeministrit “krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ku përfshihen edhe prokurorët dhe gjykatësit që i shërbejnë, bashkëpunojnë apo drejtojnë krimin e organizuar.

Rama i quajti prokurorët dhe gjyqtarët e dyshuar si të inkriminuar “kancer të sistemit” dhe tha se sot ishte urgjente që të mbushej vakumi ligjor i lënë nga drejtësia e vjetër për ta.

Kryeministri paralajmëroi ndryshime ligjore, që do të detyrojnë personat e dyshuar të justifikojnë pasurinë.

“Ne do të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normën e ligjit antimafja do ta kalojmë në kurriz të këtyre subjekteve,” tha Rama.

“Ata duhet të provojnë para gjykatës që shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës,” shtoi kryeministri, duke sqaruar se ky është një proces administrativ dhe jo penal.

Kreu i qeverisë nxiti Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve që të marrin masa për pezullimin dhe inspektimin për personat e dyshuar si të korruptuar brenda sistemit të drejtësisë.

Megjithatë Rama e cilësoi si me urgjencë të lartë veprimin ndaj këtyre individëve që sipas tij po veprojnë haptazi dhe tha se qeveria duhet të ndërhyjë edhe para krijimit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Kryeministri foli me tone të ashpra gjatë prezantimit dhe u ndal gjithashtu në shtatë prioritetet, që sipas tij publiku duhet t’u shohë rezultatin e votës së qershorit 2017.

Përshkallëzim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit është prioriteti i parë, që sipas kryeministrit të vendit është jetik për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Prioriteti i dytë është mbyllja e sporteleve dhe shërbimi online për qytetarët brenda 2020. Rama tha se nga 1 janari deri në fund të vitit 2020, do të mbyllen sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe aplikimet do të bëhen në internet.

Energjia dhe infrastruktura janë prioriteti i tretë, paketë që sipas tij do të jetë aktive që në javët e ardhshme.

Prioriteti pasardhës është vendosja e një regjimi të ri në vijën bregdetare, për të cilën Rama u shpreh se kjo e fundit iu është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e “të fortëve”, ku përfshihen gjykatës, prokurorë “me mijëra metra katrorë plazh”.

Mbyllja e procesit të legalizimeve, shtëpitë/toka bujqësore është një tjetër prioritet. Kryeministri tha se shtëpitë në fshat do të legalizohen të gjitha, ndërsa ato në qytet që janë të palegalizueshme do të regjistrohen, me përjashtim të akseve kombëtare që nuk mund të ketë legalizim dhe shantazh ndaj shtetit sepse sipas tij asnjë njeri nuk ka shans të marrë nga buxheti i shtetit aty ku nuk i takon.

Për Paktin për Universitetin, Rama premtoi transformim të infrastrukturës universitare.

Për prioritetin e fundit në renditje, shengenin rajonal, Edi Rama tha se kush është kundër tij nuk kupton asgjë.

Rama në përfundim kërkoi mbështetjen pa kushte të grupit parlamentar për ligjin special dhe Paketën “Anti-KÇK”. Ai paralajmëroi se kush nuk e voton këtë paketë, është i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi e quajti të panevojshme paketën ligjore të propozuar nga Rama, duke thënë se të gjitha iniciativat e propozuara janë tashmë ose në kodin penal, ose në ligjin anti-mafia.

“Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve”, – tha Gazmend Bardhi, ndërsa e cilësoi nismën e kryeministrit një mashtrim, që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026