“Do ketë debat në Serbi”, Rama: Nuk tërhiqem nga ajo që thashë për Dick Marty
Kryeministri Edi Rama, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës ka dhënë një deklaratë për mediat shqiptare, ku tha se deklarata e tij do të jetë temë debati në Serbi.
Rama theksoi se nuk tërhiqet nga asnjë fjalë që ka thënë, pasi sipas tij e vërteta duhet thënë edhe pse dhemb.
Më tej theksoi se raporti i “Dick Marty” prek të gjithë kombin shqiptar, ndërsa shtoi se akuzat janë të pavërteta.
“Që do të ketë debat në Serbi le të ketë. S’kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë. E vërteta dhemb por shëron. E vërteta është e zbardhur, nuk ka as një provë, asnjë fakt që të tregojë se ka pasur trafik organesh. Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre dhe jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan as topi. Kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, prek të gjithë kombin shqiptar. Është një akuzë qesharak”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet