Përplasjet brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, shtyhet për të hënën takimi i liderëve të partive
Është shtyrë për të hënën takimi i krerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, planifikuar të mbahej pasditen e sotme.
Një ditë më parë nga partitë në qeveri u deklarua se pas kthimit në zyrë të kryeministrit Avdullah Hoti, tashmë i shëruar nga coronavirus, do të takohej me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Sot theksohet se takimi është shtyrë për arsye objektive, të cilat nuk bëhen të ditura.
Që nga takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel dhe pas emërimit të Skënder Hysenit në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe partia e tij kanë kritikuar ashpër shefin e ekzekutivit për qasjen ndaj procesit të dialogut me Beogradin.
Ndërkaq, mospajtimet dhe kritikat ndërmjet partnerëve të koalicionit nuk kanë munguar as në rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë, por edhe në lidhje me shpalljen e kandidaturës së Haradinajt për president të vendit.
Ndërkohë, gjatë periudhës kur kryeministri Hoti ka qenë në vetizolim për shkak të infektimit me COVID-19, AAK dhe Nisma janë shprehur të hapura për zgjerimin e koalicionit qeverisës edhe me Partinë Demokratike.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës