Regjistrimet në universitete, degët më të preferuara dhe që rrezikojnë të mbyllen
Raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet në vend ka përfunduar.
Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, deri më tani janë regjistruar rreth 850 studentë. Edhe këtë vit, më të preferuara mbeten degët Infermieri dhe Fizioterapi. Pak interes është shfaqur për degën Mësuesi, ndërsa dega Fizikë rrezikon mbylljen.
Situata në universitetin e Elbasanit nuk është ajo më e mira e viteve të fundit. Aktualisht janë ezauruar 44.2% e kuotave që kanë qenë në dispozicion. Nga 2,573 kuota të lira, janë regjistruar 1,138 studentë. Edhe për këtë raund, degët më të preferuara janë ato të Mjekësisë.
Në degën e Mësuesisë janë ezauruar vetëm 13% e kuotave. Degët Histori-Gjeografi dhe Gazetari kanë përkatësisht 3 dhe 1 studentë të regjistruar, duke rrezikuar mbylljen e tyre.
Në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka 400 regjistrime në raundin e dytë. Sipas shifrave, janë plotësuar 80% të kuotave në Fakultetin e Edukimit dhe 100% lëndët e Shkencave Teknike Mjekësore, si dhe lëndët e Shkencave Kompjuterike.
Rënie ka pasur në regjistrimet e programeve të Shkencave Politike apo Drejtësisë. Një rënie të lehtë ka edhe në programet e Mësuesisë.
Në universtetin “Fan S. Noli” në Korçë, degët më të preferuara janë Teknologji-Informacioni, Financë-Kontabilitet, Menaxhim Biznesi, Infermieri. Mbyllje të pjesshme mund të kenë degët Matematikë, Gjuhë Franceze dhe Biznes.
Një rënie ka edhe numri i regjistrimeve në degën e Bujqësisë.
LEXONI GJITHASHTU
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi