Tensionet në Bjellorusi, Rama si kreu i OSBE: Shqipëria po bën më të mirën, bashkë me Suedinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për situatën në Bjellorusi në cilësinë e kreut të OSBE-së. Teksa përshkruan situatën në Bjellorusi, ku protestat atje vijojnë prej ditësh kundër Lukashenkos, shefi i qeverisë jep arsyet dhe iu përgjigjet kritikave se pse realisht nuk ka shkuar në Minsk.
Ai thotë se OSBE-ja në Minsk nuk shkon për të kryer protesta, por për të dialoguar me qeverinë dhe opozitën, hap ky që sipas tij kërkon vullnetin e të dyja palëve.
“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve”, shkruan Rama në “twitter”.
Ai thotë se OSBE-ja e drejtuar nga ai ka kryer me sukses punën e premtuar, ndërsa shton faktin se Shqipëria falë përkushtimit ka fituar respekt ndërkombëtar.
“Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun”, shton ai.
Shefi i qeverisë shqiptare shton se, vendi ynë në bashkëpunim të ngushtë me Suedinë po bëjnë çdo përpjekje për të qetësuar klimën politike, e cila prej ditësh vijon të jetë e ndezur në Bjellorusi.
“Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”, shton ai.
Këshilli i BE-së ka marrë vendimin për të mos i njohur zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Bjellorusi më 9 gusht. Ky këshill e cilësoi procesin zgjedhor si jo të lirë dhe të rregullt, e për rrjedhojë u shpreh se nuk do të marrë parasysh rezultatin.
E ndërsa BE kërkon një tranzicion paqësor në Bjellorusi, presidenti Lukashenko paralajmëron se do të ndërmarrë hapa të rinj të ashpër kundër demonstruesve që sfidojnë zgjatjen e sundimit të tij 26-vjeçar dhe akuzoi Perëndimin për nxitje të trazirave.
Lexoni gjithashtu:
Kërcënon Lukashenko: Opozita do të përballet me akuza penale. Protesta në mbështetje të presidentit
Këshilli i BE-së merr vendimin: Nuk i njohim zgjedhjet në Bjellorusi
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti