Qeveria ‘harron’ listën, ndërtimet pa leje humbasin korridoreve të IKMT
Kemi pritur prokurorinë që të veprojë dhe prokuroria nuk vepron. Me këto fjalë, kryeministri Edi Rama argumentonte gjatë një interviste për Euronews Albania, se pse u mor tani vendimi për konfiskimin e pallateve dhe kateve pa leje.
Vendimi ngarkon Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të mbështetur nga Policia e Shtetit për ta zbatuar.
“Këto ambiente po i merr shteti. Këto para po i merr shteti. Këtu është fundi i kësaj historie shumëvjeçare”, u shpreh Rama.
Bilanci publik i operacionit deri më tani është ai i sekuestrimit të një pallati dhe kateve shtesë në zonën e Farkës dhe dhurimi i 4600 metrave katrorë nga ndërtuesi në qendër të Tiranës.
“Grupet po vazhdojnë të identifikojnë në të gjithë Tiranën dhe aksioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, qe shprehur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Euronews Albania ka mësuar se që në ditët e para të aksionit janë identifikuar mbi 30 objekte pa leje, ose në shkelje të lejes në Tiranë.
Lista ndodhet në zyrat e IKMT-së për zbatimin e vendimit të qeverisë për këto objekte. Por, nga IKMT nuk ka asnjë reagim. Euronews Albania i është drejtuar me një kërkesë për informacion.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet