2 të plagosur në aksident në Elbasan-Librazhd
2 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mbrëmjen e së enjtes.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia