Rusia do të evakuojë civilët nga Kherson pas avancimeve ukrainase

14 Tetor 2022 | 07:13

Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Herson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase.

Ai u kërkoi atyre që të shpëtojnë veten duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar më vonë zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, përmes një mesazhi në televizionin shtetëror.

Ukraina hedh poshtë akuzat se shënjestron civilët e saj.

Trupat e saj ushtarake kanë çliruar së fundmi disa zona në veriperëndim të Kherson dhe i janë afruar qendrës.

Kherson është kryeqyteti i vetëm rajonal që ka rënë nën kontrollin e forcave ruse, prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026