Pedagogu: Studentëve t’u kthehen tarifat në shërbime, s’ka cilësi pa investim

14 Tetor 2022 | 11:57

Dy ditë para se të nisë viti akademik, pedagogët po zhvillojnë një protestë për rritjen e pagave.

Ata thonë se pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon dhe se qeveria e ka shkurtuar buxhetin, edhe pse ka këtë nivel page.

Ndërkohë, Aleksandër Kovaçi bëri thirrje që tarifat e studentëve duhet të kthehen në shërbime.

“Tarifat e studentëve t’u kthehen studentëve në shërbime. Në këtë prizëm, unë dhe disa pedagogë të tjerë mirëkuptojmë mospjesëmarrjen e pedagogëve të tjerë për shkak të angazhimeve apo presioneve që kanë marrë”- deklaroi pedagogu.

Sipas tij, protesta e tyre nuk është vetëm për pedagogët por edhe për studentët.

“Kjo lëvizje nuk është vetëm për ne por edhe për studentët. Dua që puna jonë të reflektojë te studentët, te diploma e studentit. Po u financua mirë universiteti, diploma do të jetë serioze; po nuk u financua, janë përralla me mbret se do të kemi cilësi pa investim”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026