Akuzat për fjalimin në KiE, Rama: Opozita është zhytur në thesin e parave ruse
Kryeministri Rama ka reaguar për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në një postim që ka bërë në Twitter, kreu i qeverisë thotë se opozita është zhytur në thesin e parave ruse, ndërsa ka shpërndarë një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë dy ditë më parë mbajti një fjalim në KiE në Strasburg kundër raportit Dick Marty. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.
Por fjalimi i tij mori reagime të shumta nga opozita. Berisha pak më parë u shpreh se kreu i qeverisë i futi thikë pas shpine Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fjalimi në Strasburg, Berisha: Rama tradhtar, i futi thikën pas shpine Kosovës
- Në PS po zhvillohet betejë për jetë a vdekje midis Veliajt dhe Ramës, thotë Berisha
Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja