‘Opozita e zhytur në thesin e parave ruse’, Berisha i përgjigjet Ramës: Burracak
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar burracak kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit shkroi në rrjetet sociale se opozita është zhytur në thesin e parave ruse dhe se në vitin 2011, kur ishin në mazhorancë votuan për nisjen e hetimeve pas raportit të Dick Marty për transplant organesh në Shtëpinë e Verdhë në Burrel.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berish u shpreh se asokohe, kur u lejuan hetimet, Rama ishte kryetar i Partisë Socialiste dhe deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë.
Sipas tij, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.
“Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100% dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Ramën. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.
Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë.”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)