Trualli i portit në Durrës, nënshkruhet kontrata për vlerësimin e cilësisë së tokës

14 Tetor 2022 | 13:36

Trualli ku janë parashikuar të ngrihen godinat rezidenciale dhe zonat rekreative në kuadër të projektit të shndërrimit të Portit të Durrësit në port turistik do t’u nënshtrohet analizave kimike dhe gjeoteknike.

Porti i Durrësit ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese të tenderit të hapur që në qershor të këtij viti. Kontrata parashikon hartimin e një raporti studimor brenda 45 ditëve mbi përmbajtjen e sulfateve, metaleve të rënda dhe hidrokarbureve deri në thellësitë e themeleve të godinave të parashikuara.

Kompania private duhet të vlerësojë nëse ndotja është brenda parametrave ndërkombëtare, apo jo. Nëse jo, atëherë duhet të ofrojë në një hap të dytë konsulencë për rehabilitimin e saj.

Pjesa e truallit që do të analizohet është përdorur ndër vite për shkarkimin e mallrave, si kimikate bujqësore, industriale dhe karburanteve deri para ngritjes së Porto Romanos. Ky aktivitet është ushtruar për gati një shekull.

Qeveria ka nënshkruar një kontratë me grupin EMAAR për shndërrimin e portit aktual të Durrësit në një port turistik.

Projekti ambicioz prej 2 miliardë dollarësh pretendon të kthejë këtë zonë në një nga më tërheqëset në Mesdhe. Ndërkohë, porti i ri i mallrave do të ndërtohet në Porto Romano, pranë portit aktual të hidrokarbureve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026