Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK
Pasditen e së premtes dhe jashtë orarit zyrtar të punës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Vetë Agaçi refuzoi të komentojë se për çfarë u pyet nga prokurorët, ndërkohë që të njëjtin qëndrim refuzues për koment mbajti edhe SPAK.
Ndaj zyrtarit të lartë të Kryeministrisë ka të paktën dy padi në Prokurorinë e Posaçme të dorëzuara nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Opozita e akuzon zotin Agaçi si një prej personave kyç në çështjen e inceneratorëve.
Engëll Agaçi ishte gjithashtu një prej zyrtarëve të lartë të thirrur në Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku dëshmoi përpara deputetëve për procedurat ku ai është përfshirë.
Gjithsesi, nga Prokuroria e Posaçme pritet të bëhet më shumë transparencë për arsyen e marrjes në pyetje të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet