Hiqen inspektoratet e ministrive, juristi Daci: Qytetari nuk do jetë më i mbrojtur
Juristi Jordan Daci thotë se ligji aktual i inspektimit është 100 për qind i përafruar me standardet evropiane dhe më cilësori që ka pasur Shqipëria.
Në një intervistë për Euronews Albania, juristi u shpreh se kjo që po ndodh me heqjen e inspektorateve zhbën një reformë që është shumë e suksesshme dhe e privon qytetarin nga mbrojtja.
Sipas tij, ligji aktual është më i miri i mundshëm, që kalon çdo lloj testi dhe për të cilin është shpenzuar konsiderueshëm nga Banka Botërore.
“Në 2012 u përballëm me pafund trupa inspektuese të cilat nuk dinin se ku kishin qendrën. Në atë kohë u ndoq parimi që çdo ministri duhet të kishte 1 inspektorat, shkuan në 12 ministri. Secila fushë ka karakteristika të veçanta, ndaj është e pamundur të unifikohen. Ligji aktual është më i miri i mundshëm kalon çdo lloj testi. Kjo që po ndodh me heqjen e inspektorateve zhbën një reformë që është shumë e suksesshme, do sjellë nevoja për ndryshime të tjera që do rrënojë gjithë sistemin paralel. Qytetari nuk do të jetë më i mbrojtur nga inspektimi”, tha juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania