Qeveri pakice në Suedi, liberalët mbështeten tek ekstremistët e djathtë
Tre parti suedeze nga kampi liberal dhe ai i djathtë kanë njoftuar formimin e një qeverie pakice. Koalicioni varet nga mbështetja e populistëve të ekstremit të djathtë, Demokratët Suedezë, që doli forca e dytë politike në vendin nordik në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.
“Kjo qeveri do të punojë ngushtë me Demokratët Suedezë në Parlament. Deputetët e kësaj partie do të kenë zyrën e tyre të bashkëpunimit me zyrtarët e qeverisë”, tha Ulf Kristersson, lider i partisë Të Moderuarit.
E themeluar nga aktivistë ekstremistë, subjekti është rritur nga një lëvizje në parti me mbi 20 për qind të votave nën udhëheqjen e Jimmie Akesson.
“Për ne është jetike që ndryshimi i qëndrimit të pushtetit ndaj politikës së emigracionit të jetë një ndryshim paradigme. Personalisht nuk kam asnjë dyshim që marrëveshja nënkupton këtë”, u shpreh Jimmie Akesson, lider i Demokratëve Suedezë.
Fushata elektorale në Suedi u dominua nga çështje si rritja e kriminalitetit, emigracioni, integrimi dhe rritja e çmimeve të energjisë, tema me të cilat ekstremi i djathtë mund të shënojë disa arritje.
Sidoqoftë, pjesëmarrja në qeveri do të kishte qenë thyerje e një tabuje, pasi liberalët kishin vendosur vijat e kuqe.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik