Meta: Gjysma e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës do jenë të rinj

15 Tetor 2022 | 12:36

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me të rinjtë deklaroi të shtunën se gjysma e kandidatëve për Këshillin bashkiak të Tiranës do të jenë të rinj.

Meta nënvizoi se  LRI është një nga gjërat më të bukura që ka pasur vendi në 30 vitet e fundit.

“LRI ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. Kemi pasur një debat që kur të kemi Partinë e Lirisë si do bëhet me Lëvizjen Rinore. LRI është një nga gjërat më të bukura e pozitive që Shqipëria ka pasur në 30 vite i ka dhënë frymëzim të rinjve e duhet të vazhdojë jo për shkak të trashëgimisë pozitive të së kaluarës, por edhe për potencialin e jashtëzakonshëm për tu rikthyer shumë herë si zëri i fuqishëm i të rinjve e të rejave. Për këtë kërkohet mbështetje nga ne. Kam qenë e do mbetem mbështetësi më i madh i të rinjve. Tirana është sheshbeteja, sepse nëse nuk vjen ndryshimi nga Tirana, nga do të vijë?  Të rinjtë do kenë zërin e rëndësishëm në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, gjysma e kandidatëve do jenë të tillë që të drejtat e tyre të mos nëpërkëmbën më”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026