Raporti i Dick Marty, paralajmërimi i Ballës për Berishën

15 Tetor 2022 | 14:01

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha për Euronews Albania se në javët në vijim do të ketë komunikime të tjera që lidhen me rolin tepër negativ të qeverisë Berisha për miratimin e raportit të Dick Marty.

“Në javët në vijim do të kemi edhe komunikime të tjera që lidhen me rolin tepër negativ nga qeveria e asaj kohe, drejtuar nga Sali Berisha, në mënyrën sesi nga shpifje në trillime që mund të përdoren për filma, por nuk mund të kthehen në dokumente zyrtare të Asamblesë së KiE. Si ka mundësi që qeveria Berisha nuk ndërmori asnjë nismë për këtë vendim?”, u shpreh Balla.

Balla tha më tej se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar miratimin e rezolutës së Dick Marty për Kosovën.

Ai e quajti skandal që një përfaqësues i qeverisë Berisha votoi pro kësaj rezolute.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026