Artan Shkëmbi mbetet i pezulluar, Gjykata e Lartë refuzon kthimin në detyrë
Gjykata e Lartë refuzon kthimin në detyrë të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Në fakt ky i fundit ishte tërhequr vetë nga rekursi.
Ish-zyrtari i lartë i policisë po hetohet për nxjerrje sekreti dhe dosja e tij i kaloi prokurorisë së Tiranës nga SPAK.
Prej dhjetorit 2020 ish numri 2 i operacionit forca e ligjit vijon të jetë i pezulluar nga detyra. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga gjykata e lartë pak javë më parë, megjithëse para se të merrej në shqyrtim, ish-drejtori i hetimit ne task forcen qendrore, është tërhequr nga rekursi, për shkaqe që nuk dihen. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK, por pas rënies së akuzës për korrupsion prokuroria e posaçme shpalli moskompetencën duke I kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës me akuzën e vetme “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Sipas hetimeve të detajuara që përshkruhen në vendim, Artan Shkëmbi mori të dhëna në sistemin Deep See për dy shtetas të hetuar në Gjermani, konkretisht Klaudio Vukaj dhe Aleksandër Prroni. Për këta të fundit oficeri ndërlidhës në ambasadën Gjermane kishte kërkuar verifikimin e pasurive në Shqipëri pasi po hetoheshin si pjesëtarë të një organizate kriminale. Nga hetimet rezulton se këtyre shtetasve , informacioni i është dërguar me komunikimin me Enchrochat, duke e fotografuar sipër një aparati telefoni Iphone 10.
Ky celular kishte fotografuar informacionin e ndodhur në Deep See, nga ekrani i kompjuterit. Nga hetimet ka rezultuar se informacioni i është përcjellë nga një person i tretë i paidentifikuar pak orë pasi Artan Shkëmbi ishte loguar në sistemin e të dhënave Deep See. Për këtë rast janë marrë në pyetje edhe oficerë të tjerë të policisë, anëtarë të strukturës së quajtur “ ORKA ”, e përberë me hetues gjermanë e shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM