Modelja nga Dubai në Tiranë: Njerëz s’e dinë se çfarë ndodh pas luksit 

15 Tetor 2022 | 16:46

Lilly Lou prej disa javësh po jeton në Shqipëri. Është vullnetare në një hostel, ku ndihmon me mirëmbajtjen e tij dhe shëtit të ftuarit nëpër qytet.

“Mendoj se Shqipëria është një vend i keqinterpretuar nga mediat dhe doja ta shikoja vetë se sa i bukur është ky vend. Kisha dëgjuar histori për sa i përket krimeve këtu, por është një fenomen që ndodh në çdo vend”, thotë Lilly Lou, modele.

“Në Dubai jo të gjitha shtëpitë janë prej ari, jo të gjithë janë të pasur. Më pëlqen jeta në Dubai, pasi mund të takoj shumë njerëz nga vende të ndryshme. Kam disa miq nga Shqipëria. Në atë kohë nuk e dija se ku ishte Shqipëria, por tani e njoha si vend”, shprehet modelja.

Lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit për vajzat që punojnë atje nuk i hedh poshtë. Megjithatë, jo të gjitha janë të gatshme për eksperienca ndryshme.

“Shumë njerëz në Dubai nuk e dinë se çfarë ndodh pas skenës. Unë nuk do t’i quaja modele, por thjesht vajza që pranojnë të bëjnë të tilla gjëra, për të cilat duhet thënë se paguhen jashtëzakonisht shumë. Është diçka që po ndodh dhe madje i shpërndajnë videot, shpresoj të mos kthehet në diçka të zakonshme, është diçka e neveritshme”, thotë Lilly Lou.

Lilly thotë se më së shumti ky fenomen ndodh në një pjesë të caktuar të tregut, për njerëz të caktuar me fiksime të çuditshme. Asgjë nuk është me detyrim, na thotë, si dhe secili i di vetë zgjedhjet që bën në jetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026