Përmbytje të pazakonta në Kretë, 1 i vdekur
Një burrë ka vdekur dhe një grua është zhdukur pasi stuhitë e fuqishme shkaktuan përmbytje në ishullin më të madh të Greqisë, Kretë, thanë autoritetet.
Brigada greke e zjarrit tha të shtunën se një burrë 50-vjeçar vdiq dhe një grua ishte zhdukur pasi makina e tyre u mor nga përmbytjet e shpejta në qytetin e Agia Pelagia, rreth 25 kilometra në veriperëndim të Iraklios, shkruan Al Jazeera.
Ata e gjetën burrin në automjeti që përfundoi në det pasi u përfshi nga ujërat e furishme.
Zhytësit nga roja bregdetare dhe njësia speciale e zjarrfikësve po kërkojnë për gruan nga e cila nuk ka ende asnjë gjurmë.
Autoritetet thanë se po hetonin më shumë raporte për njerëz të zhdukur dhe kishin frikë se të tjerët mund të ishin bllokuar në makinat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës