Vendosnin baste sportive, tre në pranga në Vlorë dhe një në kërkim

16 Tetor 2022 | 09:07

Tre persona janë vënë në pranga në Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për shkak të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në ambientet e një lokali, u arrestuan shtetasit N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç të cilët u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të 39-vjeçarit Xh. Ll., i cili është shpallur në kërkim, u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll, 18 vjeç.

Operacioni policor i koduar “Jackpot”, u finalizua nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026