Degët që rrezikojnë të mbyllen në Universitetin Bujqësor të Tiranës

16 Tetor 2022 | 14:26

Disa programe studimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës rrezikojnë të mbyllen, pasi nuk preferohen nga studentët.

“Programi inxhinieri agrare në profilet horti-kulturë që ka të bëjë me prodhimin e perimeve, pemëve frutore që është pjesa më dinamike e bujqësisë shqiptare, programi agronomisë, programi i zooteknisë dhe programi i mbrojtjes së bimëve. Më pak se 10 studentë. Nëse nuk plotësohen të paktën 10 studentë, këto vendosen në rrezik për të mos u hapur.

Menxhimi i burimeve natyrore, programi i arkitekturës peizazhit, pragrame të tjera siç janë vreshtarianologji në Fakultet të tjera, programe të fakulteteve të pyjeve përsëri kanë vështirësi për t’u hapur, pra vendosen në rrezik disa programme që janë të lidhura drejtëpërdrejtë me sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe me mundësi punësimi”, u shpreh Endrit Kullaj, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Një sërë faktorësh kanë ndikuar që Universiteti i Bujqësorit të pësojë tkurrje.

“Prirjen për të  studiuar jashtë, prirjen drejt degëve të tjera të cilat për fat të keq kuotat e të cilave janë rritur shumë në këto vite dhe për  mendimin tonë pa një studim të mirëfilltë siç janë infermieri. Rritja e kostos së jetesës që një familje duhet të përballojë për të sjellë një për të studiuar në Tiranë ose në Universitetin Bujqësor. Në përgjithësi këto kanë ndikuar dhe kanë çuar në një zvogëlim çdo vit të numrit të studentëve”, theksoi Kullaj.

Maturantët kanë edhe një mundësi aplikimi në raundin e tretë që fillon nga data 19 tetor deri më 21 tetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026