Nebil Çika: E turpshme që sot e ‘djathta antikomuniste’ drejtohet nga një komunist

16 Tetor 2022 | 17:35

Kreu i shoqatës i të ish-të përndjekurve politikë, Nebil Çika është shprehur se Partia Demokratike sot drejtohet nga një komunist, duke iu referuar Sali Berishës.

Çika në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Berisha dhe Fatos Nano kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës, e cila drejtohej nga ish-diktatori Enver Hoxha.

Sipas tij një njeri që i ka shërbyer Enver Hoxhës nuk mund të bëjë demokraci.

“Hoxha ka drejtuar një organizatë terroriste që është Partia e Punës së Shqipërisë.  Anëtarë të kësaj organizate kanë drejtuar parti politike, si Fatos Nano, Sali Berisha. Nëse ka ndonjë institucion që është përgjegjëse e diktaturës komuniste është Partia e Punës, njerëz që kanë qenë anëtarë të kësaj bande kriminale që ishte ilegale. Nuk ka periudhë më të zezë të historisë sonë kombëtare se sa drejtimi i vendit nga Partia Komuniste shqiptare dhe kryetari i saj Enver Hoxha.

Këta nostalgjikët janë pjesa që na bën të revoltohemi. Por një njeri që i ka shërbyer Enver Hoxhës nuk mund të bëjë demokraci.

Këtu ata komunistët që gjoja përmbysën diktaturën, është e turpshme që sot e ‘djathta antikomuniste’ drejtohet nga një komunist, anëtarë i partisë që drejtohej nga Hoxha”- theksoi ai.

Më tej ai shtoi se të përkujtosh ditëlindjen  e Enver Hoxhës është si të përkujtosh djallin.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026