Kullat e Tiranës, pamje me dron të ndërtimeve në qendër dhe bulevard

16 Tetor 2022 | 19:00

Në qendrën e Tiranës kullat duket sikur janë vënë në garë se kush shkon më lart drejt qiellit.

Pamjet e filmuara me dron nga Euronews Albania tregojnë një panoramë më të qartë të ndërtimeve të mbyllura, kantiereve të hapura me vinçat mbi to.

Kullave që aktualisht kanë përfunduar, ose janë në proces ndërtimi do t’u shtohet edhe një kullë tjetër pas lulishtes së Pallatit të Kulturës, “Tirana Multifunctional Center”, projekt i një zyre arkitekturore daneze.

Nga pamjet shihet se pas qendrës zonat më të preferuara janë dy kahet e bulevardit qendror të kryeqytetit.

Bulevardi është zgjatur deri te Lumi i Tiranës, ku është një tjetër projekt kullash, ai i arkitektit italian, Stefano Boeri.

Në gjatësinë nga ish-Stacioni i Trenit deri te lumi, dy anët e tij janë bosh, ose me shtëpi përdhese. Këto pamje mund të mos jenë për shumë gjatë.

Themelet e disa projekteve të miratuara tashmë kanë nisur dhe shpejt kullat do të lartësohen edhe në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026