Nis viti akademik, pedagogia: Protesta është mbarësi, Rama të dëgjojë kërkesat

17 Tetor 2022 | 08:18

Pedagogia Orinda Malltezi tha për Euronews Albania se nisja e vitit të ri akademik me protesta është mbarësi.

“Është kohë për të ndryshuar, ai duhet t’i dëgjojë pedagogët dhe zërin e të gjithë atyre që janë në nevojë, sepse ne po solidarizohemi me pedagogët që janë në vështirësi, jo të gjithë kanë të njëjtin standard jetese,” – u shpreh ajo duke iu referuar kryeministrit Rama.

Sipas Malltezit, kërkesat duhet të ishin më të forta, por protesta po bëhet vetëm për ato pedagogë që janë në vështirësi.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka deklaruar të premten, në protestën e zhvilluar para Universitetit të Arteve, se do të bojkotojnë procesin mësimor i cili është parashikuar që të nisë pikërisht sot në 17 tetor.

Ata shprehen se ky vendim i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026