Albulena Haxhiu: Me dhunimin e 11-vjeçares kemi parë dështimin e sistemit
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu thotë se ndryshimet në kodin penal në Kosovë synojnë të korrigjojnë mentalitetin patriarkal, që sipas saj ekziston edhe në sistemin e drejtësisë.
Në emisionin “Goodmorning Albanians”, Haxhiu u shpreh se shtimi i rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale është shqetësues në Kosovë, ndaj ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë.
Sipas saj, në rastin e abuzimit të 11-vjeçares është dëshmuar dështim i sistemit të drejtësisë.
“Në Kosovë ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë. Gratë dhe vajzat në Kosovë nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre. Një përqindje e vogël e dhunës raportohet. Në rastin e vajzës 11-vjeçare kemi parë dështimin e sistemit që nuk ka mundur ta mbrojë”, tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM