Gjekmarkaj: Pedagogët e studentët protestojnë sot për një trajtim më dinjitoz

17 Tetor 2022 | 09:59

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reagur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga pedagogët.

Gjekmarkaj, shkruan se pedagogët e studentët protestojnë sot për një trajtim më dinjitoz.

“Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Jo! Thjesht me Kosovën, e cila s’i ka përmbushur ende dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri, ata kanë mbetur ende shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë, kaq i kundërshtuar nga pedagogët, nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagogët, tentohet kundervënia ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo ‘lufta e klasave’ me studentët, dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ‘hall’ apo ‘krizë’, shkruan Gjekmarkaj.

Deputeti i bën thirrje ministres Evis Kushi që të mbështesë shtresën në nevojë.

“A ju ka borxh Partia Demokratike iniversiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht që ju ka dhe shumë, por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për t’i lënë në harresë, nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë perpjekje të drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kësaj levizje dhe pa tentuar ta perdorë atë për qellimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi, si pedagog, të ngejë zërin për të mbështetur shtresën e saj; e po kaq Kryeministrit Rama, i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve, i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë. Pedagogët sot janë shembulli”, shkruan ai.

Sot nis viti akademik 2022-2023, ku janë rreth 20 mijë studentë që ulen për herë të parë në auditore.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pedagogët në Tiranë kanë parlajmëruar se do të bojkotojnë mësimin dhe do të zhvillojnë një protestë nga ora 10:00 deri në 12:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026