Pedagogët e Durrësit në protestë, Beqja: Pagat të na rriten nga buxheti i shtetit
Pedagogët e Universitetit të Durrësit janë ngritur sot në protestë, ku kërkojnë rritje të pagave.
Pedagogu Mentor Beqja u shpreh për Euronews Albania se kërkojnë që pagat e tyre të rriten nga buxheti i shtetit dhe jo nga tarifat që paguajnë studentët.
Ai kërkoi që studentët duhet t’i bashkohen pedagogëve në këtë protestë.
“Shpresojmë që Ministria e Arsimit dhe qeveria shqiptare të kenë guximin për të reflektuar. Padyshim që qeveria ka problemet e saj, por kërkesat tona janë të realizueshme. Studentët duhet të kuptojnë diçka, vendimi i fundit i qeverisë, i ngarkon ata për gjysmën e rritjes së pagës së pedagogëve. Ne kërkojmë që pagat e pedagogëve të rriten nga buxheti i shtetit. Të ardhurat dytësore të universiteteve, që janë të ardhura nga tarifat e studentëve nuk duhet të përdoren për rritjen e pagës së pedagogëve. Barrën e rritjes e rritjes së pagës së pedagogëve e ka kaluar nga vetja tek studentët. Studentët duhet të solidarizohen me pedagogët”, u shpreh ai.
Më 5 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, nga të cilat 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
“Universitetet me autonominë që gëzojnë mund të propozojnë rritje mbi kufirin minimal, të cilën mund ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, u shpreh ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM