‘Po largohemi’, studentët-qeverisë: Do na rrisni tarifat për pagat e pedagogëve
Studentët nuk janë kundër bojkotit të pedagogëve, por nënvizojnë se kërkesa e tyre për rritje të pagave rëndon në xhepat e tyre.
Në një deklaratë për mediat, një nga përfaqësueset e Lëvizjes Studentore u shpreh se qeveria duhet të mbështesë ekonomikisht studentët.
“Sot studenti shqiptar ndeshet me tarifa të larta, abuzime burokratike dhe mungesë ardhmërie profesionale. Sot studenti ka më pak kohë dhe mundësi për të studiuar. Ne i kemi kërkuar mbështetje qeverisë, mbështetje ekonomike prej 100 mijë lekësh, si përgjigje ndaj krizës ekonomike. Në vend të seriozitetit morëm si përgjigje pretendimin se qeveria paska ulur tarifat në vitin 2018. Indiferenca qeveritare ndaj fatit të studentëve po shtyn mijëra të rinj drejt emigracionit. Qeveria do të rrisë tarifat e studentëve për të rritur pagat e pedagogëve”, u shpreh ajo.
Sot, në ditën e parë të vitit akademik, pedagogët janë ngritur sot në protestë, ku kërkojnë rritje të pagave.
Më 5 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, nga të cilat 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pedagogët e Durrësit në protestë, Beqja: Pagat të na rriten nga buxheti i shtetit
- Kushi: Pagat e pedagogëve do të rriten me 15 për qind
- 9 kërkesat e pedagogëve
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit