‘Je kokrra e komunistit’, Alibeaj përplaset me Majkon në Komisionin e Ligjeve
Debate të ashpra ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve mes Enkelejd Alibeajt dhe Pandeli Majkos për dosjet e Ish-Sigurimit.
Në fjalën e tij Alibeaj nënvizoi se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit.
Menjëherë ndërhyri Majko, i cili tha se janë më të rezervuar në hapjen e dosjeve. Ndër të tjera Majko tha se nuk e kanë mbajtur spiunët rregjimin komunist, por disa të tjerë.
Gjatë debatit Majko e quajti Alibeajn adoleshent, ndërsa ky i fundit u shpreh se ai është kokrra e komunistit.
DEBATI:
Alibeaj: E kam amendament tani, për ta hedhur tani në votë. Nëse e miratojmë, mund ta çojmë te cili nen ku të doni ju. Ju nuk mund të thoni nuk po ta hedh në votë. Ne duam hapjen e dosjeve. Nga qëndrimi për këtë amendament do të shihet nëse ju jeni për hapjen e dosjeve apo jo.
Majko: Ne ndahemi sepse jemi për hapjen e dosjeve, por të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjen si një marrëdhënie mes viktimës, kurse ju doni që dosja të bëhet është si Facebook. Ne po flasim për fatet e njerëzve. Ajo që kërkohet është që ne kemi të bëjmë me fate inidividësh, nuk po diskutojmë fatin e spiunëve, por të viktimave. Tani do të na vësh në pozitë të vështirë dhe të na thuash mazhoranca nuk do hapjen e Dosjeve. Nëse doni të dini opinionin tim, nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, jo o miq, e kanë mbajtur disa të tjerë. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Edhe ligji ka probleme, ju bëtë një propozim të pashkruajtur. Tani në 29 nëntor është krijuar Sigurimi i Shtetit, shikojeni dhe vijini datave sipas momenteve. Nga pikëpamja morale dhe e së drejtës të na thoni ne nuk doni të hapni dosjet, nuk kanë më kuptim. Tani ju lutem kuptojeni që ka edhe raste ekstreme që janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur, apo njerëz që kanë firmosur në presion. Duhet ta thoni ju këtë.
Alibeaj : Ja ta them unë këtë.
Majko: Ik more se vjen flet këtu si adoleshent.
Alibeaj: Kokrra e komunistit.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës