Partia e Lirisë depoziton në Kuvend propozimet për energjinë e rinovueshme

17 Tetor 2022 | 14:03

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme.

Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ilir Meta gjatë një konference për mediat.

Meta tha se me këto ndryshime do ju jepnin mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet.

“Që përpara dy vitesh duhet të ishte kapaciteti i instaluar nga këto burime 500 Megavat. Jemi në bilance katastrofike, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se para 2 vitesh. Jemi këtu se qeveria ka frenuar dhe dekeruajuar konsumatorët për të plotësuar kërkesat e tyre për energji. Propozimi për futjen në rrjet me pagesë nga impiantet fotovoltaike te familjarët do të krijojë pasoja pozitive dhe ulje e ngarkesave në rrjet dhe humbjet në rrjet, që shkojnë deri në 20%. Ndaj kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr.7 të vitit 2017, për energjitë e rinovueshem dhe e kemi dorëzuar në Kuvend”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë.

“Liberalizimi i tregut do të mobilizojë një gatishmëri më të madhe të konsumatorëve familjarë e privatë për të investuar në këto impiante, duke shmangur pengesat burokratike. Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burime të reja për plotësimin e nevojave të saj në rritje për energji elektrike”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026