Po transportonin emigrantë të paligjshëm, Policia vë në pranga tre persona
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Të arrestuarit janë shtetasit E.G nga Korça, G.T dhe N.M, të dy nga qyteti i Shkodrës. Sipas të dhënave të policisë, të arrestuarit iu kishin premtuar emigrantëve që do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt një pagese.
“Goditen dy raste të tjera në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm”, njofton policia.
Nuk janë të paktë emigrantët nga Siria të cilët synojnë të shfrytëzojnë Shqipërinë si vend kalimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Policia Kufitare në bashkëpunim edhe me shërbimet partnere ndalojnë pothuajse çdo ditë disa grupe emigrantësh, që synimin kryesor të tyre e kanë largimin drejt vendeve perëndimore.
Euronews Albania ka mësuar se 57 emigrantë të paligjshëm janë kapurnga 1 gushti deri më sot, në kuadër të operacionit “Perimetri”.
Lexoni gjithashtu:
Azil në Shqipëri, INSTAT: Rritje deri 50% e kërkesave nga Iraku dhe Siria
Grabitën me dhunë emigrantët që transportonin me makinë, në pranga dy të rinj nga Korça
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut