Kastrioti ndal Partizanin kryesues, nuk ka gola në “Elbasan Arena”
Partizani nuk ka shkuar më tepër se një barazim pa gola ndaj Kastriotit, në përballjen e luajtur në ‘Elbasan Arena’.
Të kuqtë e Kolelës shpërdoruan raste të pastra shënimi me Skukën, Carën apo Viktora Da Silvën. Në anën tjetët shanset nuk munguan as për Kastriotin, i cili taktikisht preferoi të mbrohej në pjesën më të madhe të kohës.
Trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela shprehet se është i lumtur nga loja që skuadra zhvilloi.
“Kishim ritmin e duhur përgjatë 90 minutave, megjithse e prisnim diçka të tillë, pasi kemi dhe lojtarë që kanë problem fizike. Loja e ekipit më pëlqeu. Mendoj se jemi një skuadër që krijojmë shumë raste. Shpesh ua them lojtarëve se duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që na vijnë. Jam i lumtur pasi skuadra e sulmoi vazhdimisht portën e Kastritoti dhe kështu ka më tepër shacne shënimi”, tha ai.
Të dielën u zhvilluan dhe dy përballje të tjera, ku Laçi barazoi 1-1 me Vllazninë, ndërsa Tirana fitoi ndaj Bylisit në Ballsh.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës