Britania në krizë ekonomike, Liz Truss kërkon falje: Bëra gabime, por i rregullova
Kur deputetët dhe qytetarët kërkonin shpjegime, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dha një intervistë për të kërkuar falje për gabimet e saj.
Situata kaotike në Britani u forcua pasi ministri i ri i Financave i tha parlamentit se po anulonte pothuajse të gjitha planet e kryeministres për uljen e taksave për të stabilizuar trazirat e tregut.
“E pranoj që kemi bërë gabime, më vjen keq, por i rregullova. Kam emëruar një kancelar të ri thesari. Ne kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”, u shpreh kryeministrja.
Truss u shfaq pranë kancelarit të saj të ri Jeremy Hunt, duke e dëgjuar teksa shpallte kthesën dramatike.
“Ne jemi një vend që financon për premtimet dhe paguan për borxhet, dhe kur kjo të vihet në dyshim, siç ka qenë, kjo qeveri do të marrë vendimet e vështira, të nevojshme për të siguruar besim te financat tona kombëtare. Kjo do të thotë të marrësh vendime të vështira”, u shpreh ministri i financave Jeremy Hunt.
Njoftimi për shkurtime të shpenzimeve dhe jo i taksave është mirëpritur nga investitorët. Pushteti i Lizz Truss mund të vijojë vetëm disa javë, por disa anëtarë të konservatorëve po komplotojnë hapur se si ta largojnë atë nga kryesimi i qeverisë, edhe pse ajo shprehet e bindur se do të udhëheqë konservatorët drejt zgjedhjeve të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Tani e dimë kush e drejton vërtetë Britaninë dhe nuk është as Liz Truss, as BE-ja’
- Britania në krizë politike, Truss nën vorbullën e kritikave për planin ekonomik
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut