Scholz urdhëron zgjatjen e funksionimit të centraleve bërthamore deri më 15 prill
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar tre reaktorët bërthamorë të mbetur të Gjermanisë të vazhdojnë të funksionojnë deri në mes të prillit.
Me këtë kancelari Scholz zgjidhi edhe mosmarrëveshjen mes dy partnerëve të koalicionit të Partisë së Lirisë (FDP) dhe të Gjelbërve, të cilët kundërshtuan nëse duhet të zgjatet funksionimi i centraleve bërthamore.
Centralet bërthamore që vazhdojnë të operojnë janë Isar 2 në Bavari, Neckarsvestheim 2 në Baden-Württemberg dhe Emsland pranë Lingen në Saksoninë e Ulët, funksionimi i të cilëve ka qenë më i kontestuari.
Fundjavën e kaluar, Partia e Gjelbër në asamblenë e saj vendosi të vazhdojë funksionimin e dy termocentraleve bërthamore në jug të Gjermanisë dhe ministri i Financave Christian Lindner nga FDP kërkoi që funksionimi i tre reaktorëve bërthamorë të zgjatet deri në vitin 2024.
Të dielën, Scholz zhvilloi një takim me drejtuesit e të Gjelbërve dhe FDP-së për të gjetur një kompromis, por në atë takim nuk u arrit asnjë marrëveshje. Më pas ai u dërgoi një letër ministrive përkatëse me urdhër për krijimin e kornizave ligjore për zgjatjen e funksionimit të të tre termocentraleve bërthamore deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit