Higuain tërhiqet nga futbolli, argjentinasi shpërthen në lot në ndeshjen e fundit
Gonzalo Higuain i ka dhënë fund karrierës si futbollist në moshën 34-vjeçare. Argjentinasi u transferua në Amerikë 2 vite më parë tek skuadra e Inter Miami.
Në përfundim të sfidës me Neë York, e cila rezulton e fundit për të, nuk i përmbajti lotët.
Higuain ka zhvilluar një karrierë mbresëlënëse kua ka luajtur në disa kampionate dhe ka veshur fanella të ekipeve të njohura River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan, Chelsea e së fundmi Inter Miami.
Argjentinasi njihet dhe për rekordin e vendosur kur ishte pjesë e Napolit, ku realizoi 36 gola në 35 ndeshje të kampionatit në sezonin 2015-2016.
Në karrierë ka fituar disa trofe si kampionatin Italian, Kupën dhe Superkupën, po ashtu në Spanjë La liga, Superkupë dhe Kupa, ndërkohë me Chelsea, Europa League.
Në periudhën e qëndrimit në Amerikë me Inter Miamin ka shënuar 16 gola në 29 përballje, teksa ka asistuar 3 herë shokët e skuadrës.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë