Futbollisti australian homoseksual: Pse Kupa e Botës nuk duhet të shkojë në Katar
Ka pothuajse një vit që kur Josh Cavallo deklaroi se është homoseksual, por edhe tani ai ende lufton për të kuptuar ndikimin e gjerë që ka pasur njoftimi i tij, veçanërisht pasi ka filluar të flasë hapur për çështje si Kupa e Botës në Katar
Që nga marrja e vendimit që i ndryshon jetën në tetor 2021, Cavallo është bërë një nga emrat dhe fytyrat më të njohura në futbollin botëror, shkruan CNN.
Ylli i Adelaide United u emërua së fundmi “Njeriu i Vitit” në një ceremoni çmimesh të organizuar nga Attitude Magazine, botimi më i madh i revistës LGBTQ në Evropë. Ishte kulmi i një viti të stuhishëm që filloi me atë që ai e përshkruan si fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij.
“Ishte e madhe për mua”, thotë Cavallo për CNN Sport. “Për të dalë hapur ishte shumë për familjen time, miqtë e mi dhe ishte një hap i madh përpara. Thjesht nuk dija çfarë të prisja, dhe thjesht e mora sa më mirë që munda, ky jam unë. Nuk doja të fshihesha më dhe doja t’u tregoja të gjithëve se kush është Josh Cavallo”, tha futbollisti.
Pasi shpalli seksualitetin e tij vitin e kaluar, Cavallo tha se do të “frikësohej” të luante në Katar, ku marrëdhënia mes të njëjtit seks është e ndaluar.
Në përgjigje të frikës së Cavallos në atë kohë, Nasser Al Khater, shefi ekzekutiv i komitetit organizativ të turneut, i tha CNN: “Përkundrazi, ne e mirëpresim atë këtu në shtetin e Katarit. Askush nuk ndihet i kërcënuar këtu, askush nuk ndihet i pasigurt”.
“Unë e di personalisht, nëse shkoj atje, do të jem i mbrojtur sepse jam në sy të publikut”, i tha Cavallo prezantueses së CNN, Amanda Davies.
“Por nuk jam unë që jam i shqetësuar. Janë ata që më dërgojnë mesazhe. Janë ata njerëz që nuk janë në sy të publikut që kanë frikë të jenë vetvetja dhe të ecin në rrugë. Të shohësh se po shkojmë në një vend që po kriminalizon njerëz si unë… Është shumë shqetësuese”, shtoi Cavallo.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur