Kanabis dhe armë në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër
Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Shtetasi M.Sh, u vu në pranga pas kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij në Dajç të Shkodrës, ku evidentuan një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të kësaj banese është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.
Në finalizimin e fazës së shtatë të megaoperacioni policor i koduar “Qarku”, ka shkuar në 34 numri i të arrestuarve.
Gjatë 7 fazave, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve