Gjashtë të pandehur në gjyqin në Austri për sulmin terrorist të vitit 2020
Në Vjenë pritet të nisë një nga proceset më të shumëpritura gjyqësore në dy vitet e fundit.
6 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve për lidhje me simpatizantin e Shtetit Islamik, që në vitin 2020 vrau 4 persona dhe plagosi 20 të tjerë në rrugët e kryeqytetit austriak, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Avokatët e të pandehurve kanë të njëjtin mesazh.
“Klienti im ka qenë shok me agresorin, por do të deklarohet i pafajshëm pasi nuk kontribuoi kurrë në sulmin e armatosur. Vetëm pse ai i përket një besimi të caktuar nuk mund të konsiderohet fajtor”, tha Manfred Arbacher Stoeger, avokat mbrojtës.
6 personat dyshohen se ndihmuan ose influencuan agresorin teksa ai përgatit sulmin. Ata përballen me një seri akuzash, përfshirë atë të “pjesëmarrjes në krime terroriste”.
Vendimi nuk pritet të merret deri shkurtin e ardhshëm. Deri atëherë, dhjetëra dëshmitarë do të ndihmojnë në sqarimin e asaj që ndodhi natën e 2 nëntorit 2020, kur një radikal islamik doli rrugëve i armatosur deri në dhëmbë dhe hapi zjarr ndaj kujtdo që i dilte përpara, si dhe në rolin e 6 të dyshuarëve si bashkëpunëtorë.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor