Takimi me Palokën, Bardhi: Frymë e plotë mirëkuptimi, njëanshmëria nuk ndihmon
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka folur sot për takimin me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.
Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, tha se takimi ka qenë me frymë të plotë mirëkuptimi.
Bardhi ndër të tjera theksoi se njëanshmëria dëmton procesin e negociatave mes palëve të PD, për të dalë me candidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
“Dua të konfirmojë se takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri prej të dyve nuk ka pasur një qëndrim për asnjë çështje të caktuar, kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Apeli im është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët duhet të jenë bashkë kundër Edi Ramës.
Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve që mendojnë ndryshe nuk do të ishte zgjidhje për hallin tonë të përbashkët se si do mundim Ramën. Kam shkëmbyer mendime me Palokën për të gjetur një rrugë se si bashkëpunojnë demokratët për zgjedhjet lokale. Kur flas për njëanshmëri flas për pozicione të ngurta të secilës palë brenda grupit parlamentar”- tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rikthehet regjimi i vizave për Shqipërinë? Flet Edi Rama
- Shabani: 50% e shqiptarëve mund ta përmbysin klasën politike nëse dalin në votime
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.