“Nuk ka vaksinë për parandalimin e kancerit”, thotë mjeku Alban Domi
Mjeku Alban Domi, tha se vaksina për të cilën po flitet nuk parandalon kancerin por është një vaksinë për trajtim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Domi theksoi se kjo vaksinë do të përdoret pas operacionit për heqjen e masës tumorale.
Pra kjo vaksinë sipas tij është terapi kundër kancerit.
“Ka një numër të madh testesh klinike që janë duke u zhvilluar për kancere të ndryshme. Janë dy elementë, së pari nuk mund të ketë një vaksinë të përgjithshme për kancerin. Kjo është një vaksinë për trajtim të kancerit dhe jo parandalim të tij. Përsa i përket vaksinës në fjalë, teknologjia ka ekzistuar dhe për më tepër ka dhe disa vaksina të aprovuara për leukemi dhe limfom.
Kjo teknologji përdoret vetëm në rastin kur trajtimet e tjera nuk japin rezultat. Kjo teknologj po tentohet të përdoret për masa tumorale. Kjo vaksinë do të përdoret kur të gjithë trajtimet e tjera që dështojnë dhe kryesisht do përdoret pas operacionit dhe shpresohet të ndihmojë në eliminimin e qelizave tumorale. Është një terapi kundër kancerit por jo një vaksinë që parandalon kancerin”- tha Domi.
Në media pak ditë më parë u publikua lajmi se shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila do të personalizohet për pacientët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania