Ambasadorja Kim, takim 1 orë me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme
Ditën e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme.
Takimi ka zgjatur një orë dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK. Nuk dihet ende se çfarë ka diskutuar diplomatja amerikane me gjyqtarët e GJKKO-së.
Ky është takimi i parë zyrtar që ambasadorja ka zhvilluar me gjyqtarët e kësaj strukture.
Pak ditë më parë ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.
Kim nënvizoi se është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin me integritet.
Ndër të tjera, Kim tha Shqipëria duhet të ecë përpara dhe nënvizoi se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.