Ambasadori i OSBE përfundon mandatin pas 4 vjetësh, Borchardt: Do të kthehem sërish
Bernd Borchardt do të largohet nga Shqipëria në fillim të muajit shtator pas katër vitesh si ambasador i OSBE-së. Z. Borchardt në një letër të publikuar në prag të largimit shprehet se, për shkak të kushteve të COVID nuk mund të organizojë një pritje lamtumire. Diplomati i lartë gjerman me një përvojë të gjatë, thotë se, tashmë ka vendosur të dalë në pension, siç thotë në letrën e lamtumirës.
“Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator. Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant”, shprehet ambasadori.
Diplomati gjerman thotë se OSBE është duke punuar për të gjetur pasardhësin e tij, ndërsa për të gjitha ata që dëshirojnë ta kontaktojnë ka lënë shënim adresën e postës me shënimin: “Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht.”
Borchardt është kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri që prej 1 tetorit 2016. Nga 2007 në 2010, ai shërbeu si ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe, gjatë dy viteve pasuese, ishte Koordinator i Personelit Gjerman në Organizatat Ndërkombëtare, në Ministrinë e Jashtme gjermane.
Nga 2013 në 2014, ambasadori Borchardt kryesoi misionin EULEX në Kosovë, ku ai pati punuar edhe në vitet 1998-1999 si Zëvendëskryetar i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Më 2014, ambasadori Borchardt u bë Drejtor Themelues i Akademisë Ndërkombëtare të Parimeve të Nurembergut, deri në emërimin e tij në postin e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Më herët në karrierën e tij, ai ka mbajtur poste diplomatike në Rumani, Estoni, Afrikën e Jugut dhe Guine. Ambasadori Borchardt ka studiuar Psikologji dhe Drejtësi.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut