Ndërtimet pa leje, Bardhi i përgjigjet Ramës: Po favorizon oligarkët
Deputeti i Partisë Demokratike Gamzent Bardhi i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama për ndërtimet pa leje, ku kritikoi opozitën se po çon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskime të ligjshme.
Sipas Bardhit, opozita ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të VKM-së që legalizon pa ligj katet shtesë të kullave të pastrimit të parave të pista.
Në një postim në Twitter, Bardhi është shprehur se Rama po favorizon oligarkët.
“Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar”, u shpreh Bardhi në një postim në Twitter.
Gjatë një takimi në Gjirokastër, Rama tha se ata që kanë frymëzuar ndërtimet pa leje po ata kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit metrat katrorë pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur