Biznesmenët kanë paguar 45 mln euro taksë për ndërtimet në Tiranë

19 Tetor 2022 | 15:23

Në qershor të 2018-s ndryshoi ligjin për strehimin social.

Mes ndryshimeve përcaktohej se ndërtuesit që investonin në godina shumëkatëshe për banim, duhet që të kontribuonin 3 për qind të metrave katrorë të godinës si kontribut social.

Kontributi u kalohet bashkive. Ligji parashikon që nëse ndërtuesi nuk mund ta japë këtë kontribut te godina për të cilën ka marrë lejen, mund ta japë në një sipërfaqe tjetër ndërtimore.

Në Bashkinë e Tiranës është ofruar edhe një rrugë e tretë. Përmes një vendimi të tetorit të 2019-s të Këshillit Bashkiak, ndërtuesit mund të paguajnë në para detyrimin për 3 për qind. Vlera përllogaritet duke marrë për bazë çmimet e referencës, që janë më të ulët se çmimet e tregut.

Mesatarja e çmimeve të referencës është më pak se 1 mijë euro për metër katror, ndërsa mesatarja e çmimeve të tregut ka shkuar në rreth 1600 euro për metër katrorë.

Pas këtij vendimi të këshillit bashkiak, në Tiranë janë dhënë leje për ndërtesa banimi shumëkatëshe më shumë se 1.5 mln metër/katrorë. 3 për qind e kësaj shifre është rreth 45 mijë metër katrorë që kanë kaluar për strehim social, ose është paguar nga ndërtuesit me çmimet e referencës.

Nëse e përllogarisim me çmimin mesatar të referencës prej 1 mijë eurosh, vlera që ndërtuesit kanë paguar në formë takse te bashkia për 45 mijë metër/katrorë është rreth 45 mln euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026