Ekstradohen drejt Shqipërisë 3 persona në kërkim, mes tyre një mjek (EMRAT)

19 Tetor 2022 | 15:30

Ekstradohen drejt Shqipërisë 3 shtetas të kapur në Kosovë, Kroaci dhe Itali.

Policia bën me dije se është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë Shpejtim Halimi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar në vitin 2021 me 4 vjet burgim për përndjekje.

Ndërkohë është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë Aleksander Nik-Ramaj.

Në vitin 2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim pasi plagosi me thikë një person.

Është është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë edhe shtetasi E. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Një vit më parë për 51-vjeçarin GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

51-vjeçari gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.

Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, ai dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026