SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës

19 Tetor 2022 | 15:59

SPAK kërkon shpalljen fajtor të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj për falasifikim të formularit të dekriminalizimit.

Zyrtari akuzohet se nuk ka deklaruar një dënim penal në Greqi në vitin 2000 për akuzën e përleshjes.

Qerimaj u kallëzua nga Partia Demokratike dhe për të u vu në lëvizje Prokuroria e Përgjithshme që konfirmoi dënimin në vendin fqinj.

Çështja kaloi edhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që vendosi se kryebashkiaku nuk ishte në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

Qerim Ismailaj ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi të marrë në mungesë ndaj tij në Greqi.

Madje, avokati i Qerimajt ka deklaruar se në ngjarjen e vitit 1999, ai ka qenë vetë i dëmtuar dhe është shtruar në spital.

Pas dy javësh, pritet të zhvillohet seanca e vendimarrjes nga Gjykata e Posaçme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026