Hetim për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje pas kallëzimit të Nismës “Thurje”

26 Gusht 2020 | 14:43

Dy muaj pas kallëzimit penal të Nismës “Thurje” mbi koncesionet e incenetarorëve, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet.

Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar, burime pranë SPAK bëjnë me dije se verifikimet po kryen lidhur me procedurat e ndjekura pasi ka dyshime për shkelje të barazisë në tendera.

Në kallëzimin e Nismës “Thurje”, ku veçohej inceneratori i Fierit, i kërkohej SPAK të hetonte edhe për falsifikim dhe evazion fiskal ndërsa mësohet se Prokuroria Posaçme i ka nisur shkresa disa institucioneve, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Krahas zyrtarëve publikë, Nisma “Thurje” në kallëzim akuzonte edhe persona të tjerë lidhur më koncesionet e inceneratorëve edhe në Tiranë dhe Elbasan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026